Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 57 aksidente trafiku. Prej tyre, 32 kanë përfunduar me të lënduar dhe 25 me dëme materiale. Fatmirësisht, nuk është shënuar asnjë aksident me fatalitet.
Policia ka shqiptuar gjithsej 2129 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme në komunikacion, si pjesë e kontrollit të vazhdueshëm për rritjen e sigurisë rrugore.
Në të njëjtën periudhë, 16 persona janë arrestuar, ndërsa 11 prej tyre janë vendosur në mbajtje. Dy persona janë dërguar për vuajtje të dënimit.
Autoritetet e rendit bëjnë thirrje për respektim të rregullave të trafikut dhe ligjit, si mënyra më e mirë për të shmangur pasojat dhe për të ruajtur sigurinë publike.