UBT News

Në 100-vjetorin e masakrës, përkujtohen të rënët e masakrës së Isniqit

Në 100-vjetorin e masakrës ndaj popullsisë së Isniqit në Deçan nga forcat serbo-malazeze u nderua jeta dhe vepra e të gjithë të rënëve të kësaj masakre.

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj tha se të rënët e kësaj masakre janë bazamenti i shtetit të Kosovës.

Në përpjekjen për të nderuar luftën dhe sakrificën e të rënëve, Ramosaj tha se do të ndërtojnë së paku nga një epitaf në secilin vend ku janë vrarë shqiptarë.

“Lavdi dhe nderim për çdo njeri që ka derdhur gjak për këtë vend, e që ka qenë mësim dhe ka përcjell vazhdimësinë e brezave tanë deri në këtë kohë e ne po besoj që duhet të jemi njerëz më me kompetencë, njerëz që bëjmë për këtë vend më shumë[…]Në këtë drejtim s’kemi me u ndal. Edhe ka me qenë monumenti për 1921, edhe për Mushkolajt dhe çdo kund ku u derdh gjak i një shqiptari ka për të qenë së paku një epitaf i shkruar për me na përkujtu prej nga e kemi prejardhjen”, tha ai.

Kryetari i Lidhjes së Historianëve të Deçanit, Shkodran Imeraj tha se masakra e vitit 1921 e kryer nga forcat serbo-malazeze ka hyrë dhe do të mbetet përjetësisht në analet e historisë kombëtare.

Teksa përmendi vrasjet dhe masakrimin e shqiptarëve nga këto forca, Imeraj kërkoi që tek Mulliri Balaj në Isniq të vendoset një pllakë përkujtimore si dëshmi e gjenocidit serb ndaj popullatës së pambrojtur.

Me këtë rast, komuna e Deçanit ndau mirënjohje të veçantë për të rënët e masakrës së Isniqit, të vitit 1921.

Exit mobile version