UBT News

Në ​Istog të arrestuarit për dhunё nё familje i sekuestrohen armё dhe municion

Një person është arrestuar në Istog për dhunë në familje. Të njëjtit Policia i ka sekuestruar armë dhe municion.

Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se fillimisht policia ishte informuar për dhunë në familje.

“Me datën 12 tetor 2023 rreth orës 16:00, Policia ёshtё informuar pёr njё rast dhunё nё familje në Istog. Njësitet relevante menjëherë i janё përgjigjur rastit dhe kanё bërë arrestimin e tё dyshuarit, ku gjatё intervistimit tё viktimёs e njëjta deklaron se i dyshuari posedon armё”, thuhet në raport.

Bëhet e ditur se pas kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe janë sekuestruar: njё pistoletё, dy karikatorë tё armёs, 412 fishekё, njё pushkё gjuetie dy tytёshe dhe 32 fishekё tё pushkёs.

I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё prokurorit tё shtetit dёrgohet nё mbajtje pёr 48 orё.

Exit mobile version