Natën ndërmjet të shtunës 26 dhe të dielës 27 mars 2022, ora dimërore kaloi në atë verore, praktikë që rikthehet rregullisht në këtë periudhë të vitit. Akrepat shkuan 60 minuta para.
Ndryshimi i orës është në fuqi prej vitit 1916 me gjithë kërkesat e vazhdueshme për heqjen e saj.
Ora verore do të qëndrojë në fuqi deri në fundjavën e fundit të tetorit: ndërmjet të shtunës 29 dhe të dielës 30 tetor 2022, ku akrepat do të ndryshojnë 60 minuta, duke shënuar kështu rivendosjen e orës diellore.