UBT News

Ndryshohet Ligji për Mbrojtjen e Konsumatorit

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti e ka votuar ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit.

Ministrja e Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari prezantoi në pika të shkurtra projektligjin, duke shtuar se ai fuqizon mbrojtjen dhe të drejtat e konsumatorit dhe rrit transparencë në treg.

“Si Ministri jemi bazuan në programin e miratuar për mbrojtjen e konsumatorit, qëllimi i këtij Projektligji është fuqizimi i konsumatorit. Plotësimi dhe ndryshimi i Projektligjit është që të fuqizohen dhe të luaj një rol më aktiv në treg, t’i mbroj interesat e konsumatorit nga rreziqet dhe kërcënimet nga të cilat ata nuk mund të mbrohen. Po ashtu ligji parasheh që të ruaj mbikëqyrje bashkohore dhe ka transparencë në treg”, tha ajo.

Deputeti i Vetëvendosjes, Driton Hyseni e pyeti ministren se sa janë aktive në këtë fazë Shoqata për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe cili do të jetë kontributi i Ministrisë në këto shoqata.

Ministrja u përgjigj se synim i tyre është që fuqizohet konsumatori, sektori privat po ashtu edhe Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorit.

“Ne kemi disa shoqata, por vetëm një për mbrojtjen e konsumatorit, përmes këshillit ne shohim sa më shumë angazhim të këtij këshilli. Kemi shumë biznese aktive. Ne synojmë që të fuqizojmë konsumatorin, sektorin privat, synojmë që të forcojmë Këshillin për Mbrojtjen e Konsumatorit”, tha ajo.

Exit mobile version