UBT News

Ndryshimi i ri në Instagram

Së fundmi, Instagrami ka vendosur t’i lejojë përdoruesit e tij të kuptojnë edhe më mirë se si ka qenë performanca e tyre pas një Live-i apo një Reels. Platforma po punon për të shfaqur statistikat pas çdo videoje Live dhe Reels-i të publikuar.

Me opsionin e ri, përdoruesit do ta kenë të mundur të shohin sa veta e kanë parë, sa e pëlqejnë, sa kanë komentuar, sa e kanë ruajtuar videon dhe llogari kanë tërhequr në total.

Përsa i përket videove Live, faqja e statistikave në Instagram do t’jua bëjë më të qartë feedback-un, duke i treguar numrin e plotë të komenteve dhe se cili ka qenë momenti me më shumë shikues.

Opsioni i Reach tani do të ndajë llogaritë që ndërveprojnë tek një përdorues në dy grupe: ata që e ndjekin personin dhe jo-ndjekësit. Për më tepër, edhe përmbajtja e videove apo Reels-ave do të renditet sipas efektivitetit që ka dhënë tek audienca.

Ndryshimi i ri i Instagramit pritet të aplikohet nga përdoruesit gjatë muajve në vijim.

Exit mobile version