UBT News

Ndryshimi i kornizës negociuese për Serbinë, në çfarë pritet t’i bëjë presion BE-ja?

Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian muajin e kaluar miratoi vendimin mbi ndryshimin e kornizës negociuese për anëtarësimin e Serbisë në bllokun evropian. Edhe zyrtarisht BE kushtëzoi pranimin e Serbisë në bazë të normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën.

Njohësi i çështjeve politike, Shkodran Ramadani thotë për UBTnews se pas kësaj BE do të insistojë në zbatimin e çdo pike të marrëveshjes bazë dhe aneksit të saj të arritur në Ohër në pranverën e vitit të kaluar.

“BE-ja sigurt, sipas të gjitha gjasave do të insistojë në zbatimin e pikëpërpikshëm të kësaj marrëveshje”, deklaroi ai.

Megjithatë sipas Ramadanit, në fazën aktuale, Kosova gjendet në presion më të madh të zbatimit të kësaj marrëveshje e shkak është asociacioni i komunave me shumicë serbe.

“Presioni më i madh aktualisht është mbi Kosovën, sepse është Bashkimi Evropian janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të gjitha palët që po kërkojnë me insistim me këmbëngulje të asociacionit me komunat me shumicë serbe dhe sanksionet për këtë arsye Kosova duke refuzuar të bëjë një gjë të tillë është nën sanksionet e Bashkimit Evropian”, deklaroi ai.

Pavarësisht presionit, Kosova nuk do duhej të pranojë çdo gjë si kusht për normalizim të marrëdhënieve me shtetin fqinj.

“Kosova do të duhet të ketë shumë kujdes që të mos jetë pala të cilës i drejtohet gishti për ndonjë faj dhe po ashtu kjo nuk do të thotë që Kosova do duhej të pranoj çfarë do që i servohet në tavolinë, vetëm e vetëm që të mos identifikohet si pala që po pengon avancimin dhe progresin në çështjen e normalizimit të raporteve kësisojky është një proces jashtëyakonisht delikat, proces kompleks ku Kosova duhet të ecë nëpër fije të perit dhe të mbajë balancën, baraspeshën në mënyrë që as të mos pranojë çfarë do që i servohet dhe të ndjekë interesat e veta, sovranitetin e vetë, dmth orientimin e vetë dhe po ashtu as të mos pranojë gjithçka”, deklaroi ai.

Korniza negociuese e BE-së është bazë mbi të cilën zhvillohet procesi i negociatave të anëtarësimit me një vend kandidat./UBTNews/

Realizoi: Dea Berisha

Exit mobile version