Vitamina D është një nga ushqyesit kryesorë që i nevojiten trupit tonë për të funksionuar siç duhet. Kjo vitaminë absorbohet më lehtë përmes dritës së diellit dhe është thelbësore për mbajtjen e eshtrave, dhëmbëve dhe muskujve të shëndetshëm.
Mungesa e vitaminës D mund të zbulohet lehtësisht nga testet e gjakut, por studiuesit kanë zbuluar disa gjëra të tjera që mund të tregojnë se keni mungesë të kësaj vitamine.
Sipas një studimi nga Departamenti i Dermatologjisë, Klinika Mayo, njerëz që kanë të ashtuquajturën sindromë e djegies së gojës duhet të kontrollojë nivelet e sheqerit në gjak, vitaminën D, vitaminën B6, zinkun dhe vitaminën B1. Kjo sindromë manifestohet si një ndjenjë djegieje ose nxehtësie në buzë dhe gjuhë apo edhe në të gjithë gojën. Përveç kësaj, personi mund të përjetojë mpirje ose siklet, dhe dhimbja mund të rritet pas ngrënies.
Edhe pse kjo sindromë mund të ndodhë edhe nëse keni mungesë të disa lëndëve ushqyese të tjera përveç vitaminës D, duhet të kontaktoni mjekun tuaj për të kontrolluar shkakun e saktë të këtyre simptomave të pakëndshme.
Simptoma të tjera që tregojnë se keni mungesë të vitaminës D përfshijnë lodhjen, dhimbjen e kockave, ngërçet e muskujve dhe ndryshimet e papritura dhe të shpeshta të humorit, shkruan Times of India.
Përveç dritës së diellit, ju mund të merrni vitaminën D në trupin tuaj përmes disa ushqimeve të tilla si lakër jeshile, spinaq, soje, fasule dhe peshk, përfshirë salmonin dhe sardelet.