UBT News

Ndryshimet në administratën Trump: Pentagoni synon të përjashtojë transgjinorët nga ushtria

Pentagoni do të fillojë të shkarkojë anëtarët transgjinorë të shërbimit ushtarak që nuk plotësojnë kërkesat e reja brenda 30 ditëve, përveç nëse atyre u mundësohet përjashtim nga masa e tillë, sipas një dokumenti të ri të Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së.

Anëtarët e shërbimit të cilët kanë diagnozë aktuale ose histori, ose shfaqin simptoma në përputhje me disforinë gjinore, do të procesohen për largim nga shërbimi ushtarak”, thuhet në dokumentin e bërë publik të mërkurën.

Sipas dokumentit, anëtarët mund të “shqyrtohen për përjashtim nga masa, me kusht që të ketë një interes bindës të qeverisë për të mbajtur anëtarin e shërbimit që mbështet drejtpërdrejt aftësitë luftarake”.

Për të siguruar përjashtim nga masa, anëtari i shërbimit duhet të ketë treguar 36 muaj radhazi stabilitet në identitetin i tij gjinor, pa përjetuar shqetësime ose probleme të rëndësishme në sferën sociale, të punës ose sfera të tjera kyç të jetës.

Në vitin 2016, administrata e presidentit të atëhershëm Barack Obama hoqi ndalesën e ushtrisë amerikane për trupat transgjinore, duke i lejuar ata që tashmë shërbenin të jenë të hapur për identitetin e tyre dhe të planifikojnë të pranojnë rekrutët transgjinorë deri më 1 korrik 2017. Megjithatë, pas marrjes së detyrës në janar 2017, administrata Trump në mandatin e saj të parë vonoi datën e rikrutimit deri në vitin 2018 përpara se përfundimisht ta rikthente politikën.

Pas kthimit në Shtëpinë e Bardhë këtë janar, presidenti i SHBA-së Donald Trump nënshkroi një sërë urdhrash ekzekutivë që riformësojnë ushtrinë, duke përfshirë ndalimin e individëve transgjinorë që të shërbejnë hapur.

Trump ka thënë se urdhri do të sigurojë që SHBA-ja të ketë “forcën luftarake më vdekjeprurëse në botë” duke hequr “ideologjinë transgjinore nga ushtria jonë”.

Pas urdhrit ekzekutiv, ushtria amerikane njoftoi se nuk do t’i lejojë më individët transgjinorë të regjistrohen ose të marrin procedura mjekësore të lidhura me tranzicionin gjinor.

Trump nënshkroi gjithashtu një urdhër ekzekutiv që ndalon gratë transgjinore të konkurrojnë në sportet e grave dhe vajzave dhe lëshoi ​​një tjetër që njeh vetëm gjininë mashkullore dhe atë femërore.

Exit mobile version