UBT News

Ndryshimet klimatike ‘kërcënimi kryesor’ për vendet e trashëgimisë botërore

Një nga qytetet e para në botë për pak “sa do të fshihej nga harta” si pasojë e përmbytjeve gjatë kësaj vere në Pakistan. Megjithëse qyteti Mohenjo Daro mbijetoi, ai është bërë simbol i kërcënimit që ngrohja globale paraqet për trashëgiminë kulturore të njerëzimit.

I ndërtuar rreth vitit 3000 para Krishtit nga qytetërimi Indus në Azinë Jugore të ditëve moderne, Mohenjo Daro nuk u përfshi nga përmbytjet, kjo mbase falë gjenialitetit të projektuesve të tij.

I vendosur lart mbi lumin Indus, qyteti është i pajisur me një sistem primitiv kullimi dhe kanalizime, që nënkupton se shumica e ujërave nga përmbytjet mund të evakuoheshin.

Gati 1 mijë e 600 pakistanezë vdiqën si pasojë e përmbytjeve dhe 33 milionë të tjerë u prekën në këtë fatkeqësi “ndoshta” të shkaktuar nga ngrohja globale, sipas World Weather Attribution, një rrjet studiuesish.

Metropoli i lashtë “mund të ishte zhdukur madje me të gjitha gjurmët arkeologjike” që përmban, tha Lazare Eloundou Assamo, drejtor i programit të Trashëgimisë Botërore në agjencinë e OKB-së UNESCO.

Fatmirësisht, “situata nuk është katastrofike” në Mohenjo Daro, tha Thierry Joffroy, një specialist në arkitekturën e tullave që vizitoi vendin në emër të UNESCO-s.

Pavarësisht fundosjes së tokës në disa zona dhe dëmtimit të ujit në disa struktura, vendi “mund të riparohet”, tha Joffroy./UBTNews/

Exit mobile version