Kreu i një prej kompanive më të mëdha të naftës në botë është zgjedhur për të udhëhequr bisedimet globale të klimës COP28 në Dubai, gjatë këtij viti, shkruan BBC.
Sulltan Ahmed Al Jaber është aktualisht shefi ekzekutiv i Kompanisë Kombëtare të Naftës, Abu Dhabi. Ai është gjithashtu ministër për Industrinë dhe Teknologjinë e Avancuar për mikpritësit e COP28 në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Aktivistët thonë se ai duhet të heqë dorë nga roli i tij në biznesin e naftës si president, pasi është një konflikt i qartë interesi
Ata besojnë se dikush i zhytur në industrinë e naftës mund të mos i shtyjë vendet që të reduktojnë me shpejtësi prodhimin dhe përdorimin e karburanteve fosile, gjë që shkencëtarët thonë se është kritike për të shmangur ndryshimet e rrezikshme klimatike.