UBT News

Ndryshe prej Kosovës, në Mal të Zi vaksinimi edhe nëpër viset malore

Ekipe të punonjësve mjekësorë po shkojnë në disa prej zonave më të izoluara të Ballkanit, si pjesë e nismës së Malit të Zi për vaksinimin e popullsisë kundër COVID-19.

Përderisa në Kosovë qytetarët ende po presin për të marrë vaksinën kundër COVID-19, ekipe të punonjësve mjekësorë në Malin e Zi po shkojnë në disa prej zonave më të izoluara të vendit për vaksinimin e popullsisë, raporton RFE.

Ndryshe sot në Prishtinë janë krijuar radhë të pafundme të të moshuarve për të marrë vaksinën në sallën 1 Tetori në Prishtinë, një situatë jashtë kontrolli ku nuk kishte as rend e as distancë dhe të moshuarit e kishin shumë më afër infektimin me Covidt 19 sesa marrjen e një vaksine të premtuar..UBTNEWS

Foto të RFE nga Mali i Zi:

Foto nga Vaksinimi në Sallën 1 Tetori Prishtinë:

Exit mobile version