Policia e Kosovës ka asistuar sot inspektorët e Komisionit të Pavarur të Minierave të Kosovës, gjatë inspektimit në fshatin Krushë e Vogël, Prizren, janë hasur disa makineri që kanë qenë duke operuar në nxjerrjen dhe përpunimin e rërës së lumit.
Nga inspektorët përgjegjës është konstatuar së pronarët e mjeteve nuk kanë lejet përkatëse.
Bashkë me policin në konsultim me prokurorin kujdestar vendi është rrethuar me shirit, mjetet janë sekuestruar përkohësisht.
Kundër të dyshuarve do të procedohet lënda për veprën penale përkatëse.