Ndotja e ajrit me grimca të imta çoi në 238,000 vdekje të parakohshme në BE në vitin 2020, tha të enjten mbikëqyrësi mjedisor i bllokut, që shënon një rritje e lehtë nga viti i kaluar.
Në të njëjtën kohë, shkalla e përgjithshme për vendet e BE-së në vitin 2020 ishte 45 për qind më e ulët se në 2005, tha agjencia, duke vënë në dukje se “nëse kjo normë e rënies mbahet, BE-ja do të arrijë objektivin e planit të veprimit të ndotjes zero përpara vitit 2030”.
Gjithashtu në vitin 2020, ekspozimi ndaj dioksidit të azotit (NO2) mbi pragun e rekomanduar të OBSH-së çoi në 49,000 vdekje të parakohshme në BE, tha EEA.
Ekspozimi akut ndaj ozonit (O3) bëri që 24,000 njerëz të vdisnin herët.
“Kur krahasohet 2020 me 2019, numri i vdekjeve të parakohshme që i atribuohen ndotjes së ajrit u rrit për PM2.5, por u ul për NO2 dhe O3”, tha agjencia.
Poashtu pandemia e Covid-19 çoi në vdekjen e disa njerëzve që tashmë jetojnë me sëmundje të lidhura me ndotjen e ajrit./UBTNews/