Autoritetet në kryeqytetin indian, Delhi, kanë mbyllur shkollat dhe kolegjet për një kohë të papërcaktuar për shkak të niveleve të përkeqësuara të ndotjes së ajrit.
Edhe projektet e ndërtimit u ndaluan po ashtu deri më 21 nëntor, por përjashtim u bë për projektet e transportit dhe të mbrojtjes. Vetëm pesë prej gjithsej termocentraleve me qymyr në qytet iu lejua të funksionojnë.
Nivelet e grimcave PM2.5, të cilat mund të bllokojnë mushkëritë e njerëzve – në Delhi janë shumë më të larta se udhëzimet e sigurisë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh). Disa pjesë të qytetit shënuan shifra afër ose më të larta se 400 të martën, që kategorizohen si “shifra të rënda”./UBTNews