Selena Gomez ka zemëruar ndjekësit në rrjet pasi zbuloi se po ndiqte ndeshje të “New York Knicks” ndërkohë që ndodhej në koncertin e Beyoncé gjatë fundjavës.
Ajo ishte pjesë në koncertin “Cowboy Carter” të Beyoncé-s në New Jersey, duke iu bashkuar personazheve të njohur që kanë ndjekur turin e fundit.
E veshur me një kapele kauboji me logon e albumit, Selena publikoi disa foto nga koncerti, por një imazh i veçantë bëri bujë në rrjet. Nga një suitë VIP, ajo publikoi në Instagram Story një foto të telefonit të saj, ku shfaqej ndeshja e basketbollit mes Knicks dhe Pacers.
“Një sy e kam te loja,” shkroi ajo krahas fotos.
Kjo nuk u prit mirë, u kritikua për mungesë respekti ndaj koncertit të Beyoncé dhe pretenduan se ajo nuk donte të ishte aty. Në Reddit, një përdorues shkroi:
“Nuk jam i befasuar. Të pasurit nuk i vlerësojnë gjërat sepse janë mësuar t’i kenë të gjitha. Selena nuk do ta përjetojë kurrë lumturinë që unë ndjeva në vendet më të lira të stadiumit.”
Një tjetër shtoi:
“Hera e vetme që kam parë diçka në telefon gjatë një shfaqjeje ka qenë kur s’kam dashur fare të jem aty.”
Shumë të tjerë dolën në mbrojtje, duke thënë se një ndeshje si ajo e Knicks, që nuk kanë qenë në finalet e NBA që nga 1999, është arsye e vlefshme për të parë telefonin gjatë koncertit. Një komentues thoshte: “Kur Knicks fituan titullin e fundit, Beyoncé nuk kishte lindur ende. Lërini fansat të shijojnë të dyja gjërat.”
Ndërkohë, Beyoncé vazhdoi me sukses turneun e saj “Cowboy Carter”, të cilin e nisi më 28 prill, ndërsa Knicks fituan ndaj Indiana Pacers.