Ushtria ukrainase raportoi më pak sulme tokësore ruse në 24 orët e fundit, por tha se kishte ende granatime të vazhdueshme në shumë vende përgjatë vijave të frontit në lindje dhe jug të vendit.
Të premten, Shtabi i Përgjithshëm tregoi se forcat ruse dukej se po rigrupoheshin dhe përpjekjet për të marrë territor ishin të kufizuara në disa zona si Popasna në rajonin e Luhansk.
Serhii Hayday, kreu i administratës ushtarake në Luhansk, tha se në Popasna “armiku sulmon çdo ditë në batalione të tëra. Qyteti është pothuajse i shkatërruar”.
Ai tha se disa civilë ishin ende në Popasna, por kontakti me ta ka humbur. Ai shtoi se betejat e ashpra kishin vazhduar rreth Voyevodivkas.
Shtabi i Përgjithshëm tha se “armiku nuk kreu armiqësi aktive”.
Të enjten, gazetarët rusë raportuan se flamuri rus ishte ngritur në qytetin Snihurivka në rajonin e Mykolaiv. Raportet nga rajonet sugjerojnë gjithashtu se shumica e aktivitetit rus ka qenë në formën e sulmeve me raketa dhe artilerie./UBTNews/