Në veri të Mitrovicë është ndezur alarmi për t’u mbledhur qytetarët para komunave ku janë zgjedhur kryetarët kosovarë.
Sirenat janë ndezur dhe menjëherë pas kësaj serbët e këtyre komunave janë grumbulluar rreth objekteve komunale, dhe në afërsi ndodhen pjesëtarët e KFOR-it e EULEX-it.
Përfaqësuesi i Iniciativës Qytetare, Milija Bishevac për Zubin Potok, i ka thënë Kossev se është dëgjuar sirena dhe se edhe ai aty është me qytetarët pikërisht në qendër, ku ndodhen Stacioni i Policisë dhe ndërtesa e Komunës.