Ritmi cirkadian është ritmi biologjik i organizmave të gjallë. Ai përfshin sjelljen dhe proceset në trup që përsëriten rregullisht gjatë gjithë ciklit 24 orë.
Bimët, kafshët, këpurdhat dhe çdo organizëm tjetër kanë ritmet e tyre biologjike.
Gjithashtu secili organ në trupin tonë ka ritmin e vet, dhe performancën kulmore gjatë një orari të caktuar në ditë, për këtë arsye edhe orari i ushqimit është i rëndësishëm, transmeton Klankosova.tv.
Doktor Satchin Panda, ekspert në hulumtimet mbi ritmin biologjik dhe profesor në Insitutin Salk tregon se edhe konsumimi i medikamenteve në kohë të caktuara është më efektive.
Pas viteve të shumta hulumtime, Satshin Panda agjërimin me ndërprerje, ose në gjuhën angleze intermittent fasting, e sheh si zgjidhjen ideale të gati çdo sëmundje kronike si tensioni i lartë, diabeti, sëmundjet e zemrës e tjerë.
Njerëzit të cilët krijuan një stil të jetesës që konsumonin ushqim për 10 ose 12 orë në ditë, edhe pse hanin gjërat e njejta, ishin më të shëndetshëm dhe nuk shtonin peshë.
Në ciklin 24 orësh, ne duhet të jemi 8 orë në gjumë, pasi të zgjohemi preferohet që orën e parë pas zgjimit të mos hamë ushqim, pastaj të caktojmë një orar fiks dhe ta respektojmë, përshembull nga ora 8 deri në orën 6.
Çelësi është që të mos konsumojmë ushqim të paktën dy ose tri orë para gjumit.
Metabolizmi jonë është aktiv në orët e para që zgjohemi, dhe gjatë natës nuk shkrin sheqerin dhe yndyrnat, për këtë arsye edhe fitojmë peshë kur ushqehemi natën.