UBT News

Ja pasojat negative që stresi sjell tek sytë

Stresi është shkak por edhe pasojë e humbjes së shikimit. Kur njeriu humbet shikimin, ai përjeton një nivel të jashtëzakonshëm të stresit mendor.

Në disa raste, një problem i tillë shoqërohet edhe me depresion. Shkencëtarët mendojnë se stresi mund të ketë pasoja të rënda në humbjen e shikimit. Nëse vazhdon rrit sasinë e kortizolit, ndikon në sistemin nervor simpatetik dhe atë vaskular.

Stresi shkakton e përkeqëson problemet me sytë. Stresi jo vetëm që është pasojë e humbjes së shikimit por mund të përkeqësojë problemet me sytë. Nëse njeriu çlirohet nga prangat e stresit përmirëson shikimin e madje ta rikthejë atë.

Sjellja e mjekëve ndaj pacientëve ka rëndësi

Shkencëtarët rekomandojnë meditimin, teknikat e menaxhimit të stresit ose këshillimin psikologjik si hapa për rikthimin e shikimit dhe përmirësimin e shëndetit të syve. Nga ana tjetër, mjekët duhet të përpiqen që të ngjallin pozitivitet dhe optimisëm tek pacientët që vuajnë nga problemet me sytë. Paralajmërimi që pacientët duhen përgatitur se do të humbasin dritën e syve një ditë, shkakton shumë frikë dhe ankth që përkeqëson ndjeshëm situatën.

Cilat janë problemet që shkakton stresi tek sytë?

Humbje të shikimi periferik;

Ndjeshmëri të lartë ndaj dritës;

Kontraktime të syve;

Përtharje ose lagështi të tepërt tek sytë;

Shikim të mjegulluar;

Shfaqja e pikave gjatë përqendrimit ose shikimit normal;

Këto simptoma zakonisht zhduken me përfundimin e një situate stresuese.

Nëse këto probleme vazhdojnë, atëherë rekomandohet që të konsultoheni me një mjek okulist. /UBT News/

Exit mobile version