Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka përfunduar fjalimin e tij në Bundestagun gjerman në Berlin. Ai falënderoi Gjermaninë për ndihmën, por tha se ndihma “erdhi shumë vonë për të ndaluar luftën”.
“Pse nuk aplikohet ajo ‘kurrë më’”, pyeti ai. “Cila është përgjegjësia historike e Gjermanisë ndaj Ukrainës sot?”
Zelensky gjithashtu kritikoi liderët gjermanë për interesat biznesore në Rusi.
“Ne mund të shohim gatishmërinë tuaj për të vazhduar të bëni biznes me Rusinë dhe tani jemi në mes të luftës së ftohtë”, tha Zelesnky.
Ai përfundoi fjalimin duke i bërë thirrje Gjermanisë që të trajtojë agresionin rus dhe të vendosë sanksione më të ashpra ndaj Moskës.
“Paqja është më e rëndësishme se të ardhurat”, u tha ai deputetëve./UBTNews/