Këto ditë festive e kemi tepruar me ushqimin, aq shumë kemi ngrënë sa edhe një javë të rrimë pa ngrënë, kemi rezerva.
Dihet se pas ngrënies me bollëk duhet një detoksifikim i mirë, për të hequr të gjitha toksinat nga trupi. Ndaj kemi sjellë për ju 3 pije që do t’ju detoksifikojnë trupin pas festave.
Pini një gotë ujë të ngrohtë me pak limon – Limoni ju ndihmon të tretni ushqimin dhe stimulon metabolizmin. Ai përmban vitaminë C, e cila rrit sistemin imunitar dhe pastron mëlçinë nga toksinat.
Smothie me fruta dhe perime – I jep organizimit më shumë vitamina pas ngrënies së ushqimeve të pashëndetshme. Mund të përgatisni smothie me fruta (limon, portokall, mandarinë,), perime (sidomos jeshilet spinaqi, brokoli, rukola) dhe përbërës tjerë detoksifikues si kokosi, farat chia që ju japin energji më shumë. Zgjidhni nga një përbërës dhe bëjeni për mëngjes.
3- Edhe çaji ndihmon – Stimulon shkrirjen e dhjamit në trup, do të detoksifikojë mëlçinë dhe do të humbni ujin e tepërt. /UBT News/