Rritja e kërkesës për profesionistë të kualifikuar në fushën e shëndetësisë ka nxitur UBT-në të investojë në zhvillimin e shkencave mjekësore, duke u shndërruar në një prej institucioneve kryesore për formimin e ekspertëve të rinj në Kosovë.
Përmes ekspertëve shëndetësorë, me laboratorë të pajisur me teknologjitë më të fundit dhe me një kurrikul të përshtatur në standardet më të mira evropiane dhe amerikane. Në këtë drejtim, Fakulteti i Farmacisë në UBT po shënon hapa të mëdhenj drejt përgatitjes së farmacistëve të gjeneratës së re, të cilët janë të gatshëm të kontribuojnë si në tregun vendor, ashtu edhe në atë ndërkombëtar.
Programi Farmaci në UBT, është një program i cili ndërlidh mësimin teorik me atë praktik, duke u mundësuar studentëve të përforcojnë dhe përfitojnë njohuri të reja rreth fushës duke praktikuar lëndët përmes punëtorive, seminareve, vizitave studimore dhe aktiviteteve të tjera ekstrakurrikulare.
Studentët e këtij drejtimi përgatiten nga ekspertët më të mirë që ka vendi dhe bota, me praktikat më të njohura ndërkombëtare, që u mundësojnë studentëve të përgatiten për t’u përballur me sfida që kanë për të hasur në profesionin që kanë zgjedhur për të studiuar.
E veçanta e përgatitjes profesionale akademike në UBT është zhvillimi i Poliklinikës së UBT-së, e cila është më e madhja në vend me dhjetëra laboratorë që i dedikohen departamentit të Farmacisë.
Ndërsa, studentët pas përfundimit të studimeve do të jenë në gjendje të zbatojnë njohuritë farmakologjike, farmaceutike dhe klinike, për të interpretuar dhe vlerësuar në mënyrë të sigurtë dhe të efektshme produktet finale. Gjithashtu, UBT ofron mundësi të shumta për kërkim shkencor dhe bashkëpunim me industrinë farmaceutike, duke i hapur dyert për zhvillim të mëtejshëm profesional.
UBT ka hartuar programin e Farmacisë, program ky që është duke përgatitur farmacistë me njohuri të barasvlershme dhe të aplikueshme në secilin shtet të botës. Andaj, Fakulteti i Farmacisë në UBT mbetet destinacioni kryesor për të gjithë të rinjtë që synojnë një karrierë të suksesshme në farmaci, duke ofruar cilësi, infrastrukturë moderne dhe përgatitje të gjithanshme për tregun e punës në nivel vendor dhe ndërkombëtar.
“Programi ynë është i ndërtuar sipas standardeve më të larta ndërkombëtare, duke u mundësuar studentëve të zhvillojnë njohuri dhe aftësi që i bëjnë konkurrues dhe të dallueshëm si farmacistë dhe shkencëtarë, jo vetëm në Kosovë, por kudo në botë. Ne jemi të përkushtuar të ofrojmë cilësi të lartë të arsimit, të promovojmë profesionalizmin dhe të nxisim inovacionin në shërbim të jetës cilësore të pacientit.”, shprehet Prof. Dr. Shpend Dragusha, Dekani i Fakultetit të Farmacisë në UBT.