UBT News

Ndërtesa lëkundej, njerëzit në panik iknin

Mijëra banorë në qytetin jugor kinez të Shenzhenit po iknin nga një ndertesë 291 metërshe të martën, meqë ai papritmas filloi të lëkundej. Videot që po qarkullojnë në rrjetet sociale kineze shfaqin turmat që po largoheshin nga ndërtesa, mirëpo kishte nga ata që bërtisnin dhe shikonin mbrapa.

Moti ishte i mirë dhe nuk raportohej për ndonjë tërmet në këtë rajon. Nuk raportohet për viktima dhe as për të lënduar.

Ndërtesa në Shenzhen filloi të lëkundej rreth orës 12:30 (me kohë lokale). Diku 15 mijë persona ishin brenda, sipas gazetës zyrtare të Shenzhenit. Autoritetet lokale thonë se të gjithë personat që ishin brenda u evakuuan brenda 90 minutash.

Autoritetet që po merren me rastin thonë se nuk u raportua për ndonjë parregullsi në strukturën dhe mjedisin përreth ndërtesës.

Ndërtesa është në distriktin e Huaqiangbei, dyqani më i madh i pajisjeve elektronike në botë. Ndërtesa ka kompani të ndryshme lokale të teknologjisë dhe një qendër elektronike shumëkatëshe.

E ndërtuar në vitin 2000, kjo ndërtesë është ndërtesa e 18-të më e gjatë në Shenzhen dhe e 104-ta në Kinë./UBTNews

Exit mobile version