Edhe pse shumë vende kanë relaksuar kufizimet e Covid me shpresën për t’u rikthyer në normalitet, infeksionet në disa vende kanë filluar të marrin vrull, veçanërisht në Evropë dhe Azi, përcjell UBT News.
Kjo ka nxitur shqetësimet për mundësinë e një rritjeje tjetër globale, të cilën shkencëtarët, përfshirë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) yashmë e ka paralajmëruar.
Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, Britania e Madhe, Holanda, Gjermania, Zvicra dhe Italia ishin ndër ato që panë një rritje të rasteve javën e kaluar, raportoi USA Today.
Gjermania pa një rritje të rasteve nga 1,570 raste më 2 mars në 2,330 raste më 12 mars, dhe rastet në Holandë janë rritur nga niveli më i ulët i fundit prej 1,956 raste më 27 shkurt në 3,955 raste më 12 mars, tregojnë të dhënat.
Ndër vendet, të dhënat e të cilave kanë shënuar një rritje të rasteve dhe një rritje të shtrimeve në spital, janë edhe Irlanda, Britania e Madhe dhe Holanda.
Vlerësimet e fundit nga Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS), treguan se infeksionet Covid po rriten në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar me rreth një në 25 njerëz të infektuar, raportoi BBC.
Shkencëtarët fajësojnë rritjen e versionit BA.2 të Omicron, i cili është më i transmetueshëm. E ndërsa më shumë njerëz po përzihen në shoqëri dhe efektiviteti i vaksinave përforcuese po fillon të zbehet, ONS argumentoi nevojën për një dozë të katërt, kjo për të moshuarit.
Ndërkohë, Kina po përballet me shpërthimet e saj më të rënda në dy vjet me një rekord prej afër 2 mijë raste të reja të raportuara të dielën, raportoi Global Times.
Varianti Omicron ka zëvendësuar Delta-n duke u bërë lloji dominues në vend, thuhet në raport./UBTNews/