Presidenti Vladimir Putin ka njoftuar se pensionet shtetërore dhe paga minimale do të rriten ndjeshëm në Rusi nga 1 qershori.
Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve TASS, Putin e bëri njoftimin në një takim të Këshillit Shtetëror.
“Ne e diskutuam këtë çështje me qeverinë për një kohë të gjatë, kishte mosmarrëveshje brenda qeverisë dhe u bë një zgjidhje”, tha ai sipas TASS. “Propozoj që nga 1 qershori të rriten me 10% pensionet e pensionistëve që nuk punojnë”.
“Detyra jonë kryesore është të sigurojmë një rritje të mëtejshme të pagës minimale, në mënyrë që niveli i të ardhurave të qytetarëve të tejkalojë ndjeshëm masën e normës së jetesës” shtoi ai./UBTNews/