UBT News

​Ndërron jetë Shemë Mustafa, ish-polici i rrëmbyer nga Serbia dy vite më parë

Ka ndërruar jetë Shemë Mustafa, ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës nga Mitrovica, i cili në qershor të vitit 2023, u rrëmbye nga forcat serbe së bashku me dy kolegë të tjerë.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta është bërë i ditur nga familjarët përmes rrjeteve sociale, kurse varrimi i tij do të bëhet nesër në varrezat e Shipolit në Mitrovicë.

Mustafa vuante prej kohësh nga një sëmundje kronike dhe shërbeu për vite me radhë në Policinë e Kosovës.

Gjatë rrëmbimit të tij, Policia aktin e cilësoi këtë si kidnapim klasik të organizuar brenda territorit të Kosovës, kurse në Beograd u tha se ata janë arrestuar nga njësitet anti-terror të xhandarmërisë serbe brenda territorit të Serbisë, në komunën e Rashkës.

Policia e Kosovës pati bër të ditur se ata dyshohet se janë rrëmbyer nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vendin e quajtur Tresave/Bare, në vijën kufitare në veri të Kosovës në komunën e Leposaviqit. /S.K/KP/

Exit mobile version