Një humbje e madhe ka prekur aktorin e njohur Brad Pitt. Nëna e tij, Jane Etta Pitt, ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare.
Sipas raportimeve, Jane ka ndërruar jetë gjatë ditëve të fundit, ndërsa një anëtar i familjes ka ndarë mesazh prekës, duke konfirmuar lajmin e hidhur.
Brad Pitt ka pasur gjithmonë një lidhje shumë të ngushtë me nënën e tij, të cilën e ka konsideruar si “shtyllën e familjes”.
Vetëm pesë vite më parë, Jane kishte organizuar një mbledhje të madhe familjare ku ishin bashkuar të gjithë të afërmit.
Jane Pitt, një këshilluese familjare në nuk ka qenë në qendër të vëmendjes, por ka shoqëruar djalin në disa evente në tapetin e kuq, përkrah bashkëshortit të saj, William. Familja Pitt ende nuk ka bërë një deklaratë zyrtare për publikun, ndërsa fansat nga e gjithë bota kanë nisur të shprehin ngushëllimet e tyre.