UBT News

Ndërron jetë në moshën 88-vjeçare arkitekti i njohur

Arkitekti britanik, Richard Rogers, i njohur për projektimin e disa prej ndërtesave më të famshme në botë përfshirë Qendrën Pompidou të Parisit, ka vdekur në moshën 88-vjeçare.

Rogers, i cili ndryshoi horizontin e Londrës me krijime të veçanta si Millennium Dome dhe Cheesegrater, “u nda nga jeta në heshtje” të shtunën mbrëma, tha Matthew Freud i agjencisë së komunikimit të Freud për Press Association.

Arkitekti me origjinë italiane fitoi një sërë çmimesh për projektet e tij, duke përfshirë Çmimin Pritzker në vitin 2007 dhe është një nga pionierët e lëvizjes së arkitekturës “të teknologjisë së lartë”, i dalluar nga strukturat që përfshijnë materiale industriale si qelqi dhe çeliku.

Ai është bashkë-krijuesi i Qendrës Pompidou të Francës, të cilën e projektoi me arkitektin italian, Renzo Piano.

Modelet e tjera të njohura të tij përfshijnë Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut të Strasburgut dhe Three World Trade Centre në New York, si dhe terminalet e aeroportit ndërkombëtar në Madrid dhe Heathrow të Londrës./UBTNews/

Exit mobile version