UBT News

Ndërron jetë në moshën 73-vjeçare, aktorja e ‘Romeo and Juliet’, Olivia Hussey

Aktorja Olivia Hussey, e njohur për rolin e saj si Juliet në versionin filmik të vitit 1968 të ‘Romeo dhe Julieta’, ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare.

Hussey vdiq e rrethuar nga të dashurit e saj, sipas një deklarate të postuar në Instagramin e saj, aktorja, me origjinë argjentinase dhe e rritur në Londër, fitoi çmimin ‘Golden Globe’ për aktoren e re më të mirë për rolin e paharrueshëm si Juliet, shkruan DailyMail.

BBC Olivia Hussey vesh syze dielli dhe një xhaketë sportive të bardhë në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit Klasik TCM në 2018

Pas viteve, ajo paditi ‘Paramount Pictures’ për abuzim seksual, pasi ishte vetëm 15 vjeçe kur filmoi skenën nudo të filmit, roli tjetër i saj më i njohur ishte si Maria, nëna e Jezusit, në miniserialin televiziv Jezusi i Nazaretit (1977).

Getty Images Leonard Whiting, si Romeo, dhe Olivia Hussey si Juliet në Romeo e Zhuliet. Të dy janë me kostum, ajo ka veshur bluzë të thurur blu dhe një shami blu dhe ai ka veshur bluzë gri me vija vertikale. Hussey u lind në Buenos Aires më 1951, u transferua në Londër në moshën shtatë vjeçare. Ajo u zbulua nga regjisori Franco Zeffirelli për Romeo e Julieta, ku luajti përballë Leonard Whiting si Romeo.

Filmi i vitit 1968 u nominua për Oscar dhe Hussey fitoi çmimin ‘Golden Globe’ për yllin e ri më të mirë. Ajo dhe Whiting paditën ‘Paramount’ për skenat nudo që pretendojnë se i’u inkurajuan të filmonin nga Zeffirelli, ndonëse ishin siguruar më parë se kjo s’do ndodhte.

Pas ‘Romeo dhe Julieta’, Hussey pati role tjera të rëndësishme, duke përfshirë Virgjëreshën Mari në Jezusi i Nazaretit dhe një nga rolet kryesore në Black Christmas (1974). Gjatë karrierës së saj, ajo mori punë si aktore zanore e pati një ribashkim me ish-partnerin e saj të filmit në ‘Social Suicide’ (2015), një adaptim modern të ‘Romeo dhe Julieta’.

Ndërsa e pikëllojmë këtë humbje, kujtojmë ndikimin e pavdekshëm të Olivia-s në industrinë e filmit dhe në jetën tonë. /UBT News/

Exit mobile version