Aktorja amerikane Hayden Panettiere, e njohur për rolet në serialet “Heroes” dhe “Nashville”, ka ndërruar jetë në moshën 36-vjeçare.
Lajmi është konfirmuar nga përfaqësuesi i saj për ABC News. Sipas raportimeve të mediave amerikane, Panettiere ndërroi jetë të dielën, më 16 gusht.
Panettiere u bë e njohur që në moshë të re, ndërsa roli i Claire Bennet në serialin “Heroes” e bëri një nga aktoret më të njohura të televizionit. Më vonë ajo luajti Juliette Barnes në “Nashville”, rol për të cilin u nominua dy herë për Golden Globe.
Ajo ishte gjithashtu pjesë e filmave “Remember the Titans” dhe serisë “Scream”.
Vdekja e saj vjen disa muaj pas publikimit të kujtimeve të saj, “This Is Me: A Reckoning”, ku Panettiere foli hapur për jetën nën vëmendjen e publikut, varësinë, depresionin pas lindjes dhe humbjen e vëllait të saj, Jansen Panettiere, i cili vdiq në vitin 2023.
Panettiere ishte nënë e një vajze, Kaya, të cilën e kishte me ish-boksierin ukrainas Wladimir Klitschko.
Shkaku i vdekjes ende nuk është bërë publik. Sipas raportimeve, policia është përfshirë në rast dhe hetimet janë në vazhdim.
Familja e saj, përmes përfaqësuesit, e ka përshkruar aktoren si “një dritë të jashtëzakonshme”, e cila u solli dashuri dhe gëzim njerëzve që e njihnin./A.K/
