UBT News

Ndërron jetë ish-studenti i UBT-së si pasojë e COVID-19

Ka ndërruar jetë ish-studenti i nivelit master në UBT, Genc Loxha, njëherësh zyrtar i lartë në Raiffaisen Bank.

Genci ndërroi jetë pasi përballjes me virusin Covid-19, me ç’rast rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Loxha.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për vdekjen e kolegut dhe studentit tonë. Ishte një njeri i qetë, punëtor dhe profesionalist. Ne si institucion përherë do ta kujtojmë veprën, afërsinë dhe respektin, të cilin ai e kishte për çdo njeri. Ai ishte shembull për gjeneratat e ardhshme, andaj në emrin tim personal dhe në emër të UBT-së, i shpreh ngushëllime të përzemërta familjes dhe kolegëve të Gencit”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të rektorit Hajrizi, drejtuar familjes Loxha.

Exit mobile version