Aktori dhe këngëtari Michael DeLano ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare. Lajmin e konfirmoi bashkëshortja e tij, Jean DeLano, duke treguar se ai vdiq si pasojë e një ataku në zemër.
DeLano, i cili jetonte në Las Vegas që nga 1992, është i njohur për rolin si menaxher kazinoje në filmat “Ocean’s Eleven” dhe “Ocean’s Twelve”. Ai ishte gjithashtu një këngëtar i rregullt në të famshmin Dispensary Lounge.
Karriera e tij filloi të lulëzojë në vitet 1970, me rolin e zjarrfikësit Sonny Caputo në serialin e ABC-së, “Firehouse”.
Edhe pse seriali u anulua pas vetëm 13 episodeve, ky rol i dha DeLanos njohje të hershme.
Roli më i famshëm mbetet Johnny Venture në “Rhoda”, ku interpretoi një këngëtar që pas dështimit në dashuri, e tërheq me sharm personazhin kryesor, Rhoda-n. Ai shfaqej në 11 episode midis viteve 1976 dhe 1978.
DeLano gjithashtu luajti në serialin e NBC-së, “Supertrain” (1979), një prodhim shumë i shtrenjtë që nuk pati sukses. /A.Z/UBT News/
