Ka ndërruar jetë studentja e Shkencave Kompjuterike në UBT, Nazlije Sherifi nga Mitrovica, e cila ishte diagnostifikuar me sëmundjen Glomerulosklerozë Fokale Segmentale, sëmundje e veshkës që arrinte koston e trajtimit deri në 200 mijë euro.
Me këtë rast rektori Hajrizi ka ngushëlluar familjen Sherifi, ku ndër tjerash tha se vdekja e një studenteje siç ishte Nazlija, është humbje për institucionin, studentët dhe për vendin.
“UBT, studentët dhe profesorët do ta kujtojnë përherë afërsinë, respektin, dhe dashurinë që kishe studentja për profesionin. Nazilija ishte shembull për gjeneratën, një punëtore që u sfidua nga në sëmundje që nuk mundi t’i mbijetojë. Në emrin tim personal, si dhe në emër të UBT-së ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta, me shpresën që institucioni dhe vendi të mos humb më profesionistë në formim e sipër”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të rektorit Hajrizi, drejtuar familjes Sherifi.
Studentes Nazlije Sherifi i duhej t’i nënshtrohej një operacioni për transplantim të veshkës në Turqi, për çka familja kishe nevojë urgjente për ndihmë financiare.