UBT News

Ndërrimi i bordeve po dëmton ndërmarrjet publike

Shkarkimi bordeve në ndërmarrjet publike po e thellon edhe më tej krizën. Sipas ekspertëve të ekonomisë me këto veprime, politika po i dëmton edhe më tej ekonomikisht ndërmarrjet publike. Madje sipas tyre këto ndërrime  të shpeshta po ndodhin edhe për inate politike, raporton Ekonomia Online.

Ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka në një intervistë për Ekonomia Online, thotë se ndërrimi i shpeshtë i bordeve po i fut në krizë ekonomike edhe më tutje këto ndërmarrje publike.

Madje sipas Llukës ndërmarrjet publike kanë vuajtur gjithmonë nga ndikimet politike, derisa ka shtuar se është me rëndësi që të ketë borde profesionale dhe që nepotizmi të eliminohet si dukuri.

 “Sa më i shpeshtë ndërrimi i bordeve as më jo stabilitet ka në ndërmarrje. Edhe bordet nuk kanë qenë efektive dhe kanë qenë gjithmonë borde politike dhe nëse ne themi se sakrifikojmë bordet politike për një bord  të qëndrueshëm ja vlen ky ndryshim”.

“Ndërmarrjet publike kanë vuajtur nga ndikimi politik në këto borde sepse siç e dimë ka pasur punësime të ndryshme në ndërmarrje publike dhe prandaj është me rëndësi që të kemi borde profesionale dhe që nepotizmi të eliminohet si dukuri sepse po i shkatërron ndërmarrjet. Secila ndërmarrje tregon që nepoitizmi është  problem kryesor, dhe tash është momenti i fundit sepse ndërmarrjet publike janë asetiI qytetarëve që menaxhohet nga qeveria”.

Krejt këto sipas Llukës po ndodhin për inate politike, mirëpo ai thekson se Qeveria aktuale ia ka votat e mjaftueshme për të mos pasur inate politike për të kthyer qëndrueshmëri në ndërmarrjet publike.

“Normalisht ndodh për inate politike, por jemi këtu ku jemi dhe nuk është vetëm bordet që po vuajnë nga inatet politike, mirëpo tash qeveria aktuale ka vota të mjaftueshme mos me pas inate politike dhe qëndrueshmëri diçka që neve na ka munguar me vite të tëra.

Ndërsa ish-ministri i Financave Haki Shatri në një intervistë për Ekonomia Online thotë se me ndërmarrjet publike është bërë krim.

Ai madje thotë se edhe emërimet në krye të bordeve nuk po bëhen duke respektuar profesionalizmin, por vetëm për të “rehatuar” njerëzit e partisë.

“Sinqerisht po iu them që prej kur Kosova e ka marr kompetencën me menaxhuar ndërmarrjet publike, kemi bërë krim me to. Në kohën kur Telelkomin e ka menaxhuar UNMIKU, Telekomi ka realizuar 120 milionë euro fitime në vit. Me këto ndikime kemi arritur me shti në borxh Telekominin, çdo ndryshim që po e bëjnë po e bëjnë me një synim që po i bëjë njerëzit e mi i heq këta”.

“…kjo vjen një ditë duhesh me paguar ose me ia shit dikujt dhe në atë pik e kemi pru, por nuk është vetëm Telelkomi në këtë derexhe janë shumë ndërmarrje sepse kanë bërë krime me shumë kontrata me KEDS-in me KEK-un, me Aeroportin”.

Exit mobile version