UBT News

Ndërpritet seanca ndaj Nagip Krasniqit, mungon dëshmitari

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në gjykimin ndaj ish-kryeshefit ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, i cili akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, në mungesë të dëshmitarit, Skënder Muqolli dështoi mbajta e seancës.

Më 19 prill 2023, Prokuroria Speciale ka kërkuar masën e arrestit për kryeshefin ekzekutiv të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Sipas Prokurorisë, Krasniqi ishte arrestuar për shkak të dyshimit se ka kryer “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Konflikti i interesit”.

Atij i ishte caktuar fillimisht paraburgimi për një muaj dhe më pas në shtator të 2023-ës ai u lirua nga masa e paraburgimit nga me vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

E në seancën e planifikuar për ditën e sotme, kryetari i trupit gjykues, Arben Hoti tha se dëshmitari Skender Muqolli përmes e-mailit ka njoftuar se për shkak të gjendjes shëndetësore nuk mund të jetë prezent në seancë.

Hoti tha se dëshmitari Muqolli nuk ka dërguar raportin mjekësor që dëshmon për gjendjen shëndetësore të dëshmitarit.

Seanca e radhës në këtë rast do të mbahet më 16 tetor 2025 nga ora 09:30./S.K/KP/

Exit mobile version