Rrethi i Kievit po përballet me ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm pas sulmeve ruse në kryeqytet, shkroi kryebashkiaku Vitaly Kitschko në Telegram.
Shërbimi i metrosë është pezulluar në të gjitha linjat dhe “stacionet e nëntokës funksionojnë si strehimore”, shtoi kryebashkiaku.
Policia e qytetit të Kievit ka gjetur dhe publikuar një foto të asaj që ata pretendojnë se është një raketë ruse e rrëzuar.
“Raketa u shkatërrua nga forcat e mbrojtjes ajrore. Fatmirësisht nuk ka pasur viktima”, shkroi policia në Twitter./UBTNews/