Rajoni verilindor i Ukrainës, Sumy, po përballet me ndërprerje të energjisë elektrike pasi raketat ruse goditën vendin.
Dmytro Zhyvytskyi, kreu i administratës ushtarake Sumy, tha se ka edhe probleme me furnizim me ujë të pijes në disa zona.
Ai shtoi: “Në të gjitha rrethet e qarkut ka ndërprerje të energjisë, në disa vende për shkak të saj ka probleme me furnizim me ujë. Në Konotop, dy raketa goditën një objekt të infrastrukturës. Ka të plagosur. Alarmi vazhdon, qëndroni në strehimore”.
Ndërprerje të energjisë elektrike janë vërejtur edhe në Lviv pas një shpërthimi në një “objekt infrastrukturor kritik”./UBTNews/