Pakistani u përball me ndërprerje të energjisë elektrike të hënën pas një avarie në rrjetin e tij kombëtar të energjisë elektrike, njoftoi Ministria e Energjisë.
Qytetet kryesore të vendit sikurse Karaçi, kryeqyteti Islamabad, Lahroe dhe Peshawar mbetën pa energji elektrike.
Ministri i Energjisë, Khurrum Dastagir tha se dështimi i rrjetit pasoi një “ndryshim të frekuencës” në Pakistanin jugor. Sipas tij, kjo nuk përbën krizë dhe se energjia elektrike do të rikthehet së shpejti.
Pakistani shpesh përballet me ndërprerjet të energjisë elektrike, për të cilat fajësohet keqmenaxhimi dhe mungesa e investimeve në infrastrukturë./UBTNews/