UBT News

Nderohen viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit

Me moton “Kosova nuk harron”, shoqata “Miqtë e Amerikës” ka organizuar disa aktivitete në nderim të viktimave të sulmit terrorist në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për sulmin e 11 shtatorit të vitit 2001, mëngjesin e sotëm zjarrfikësit e Prishtinës kanë ndezur sinjalizimet e rotacionet për pesë minuta.

Pranë shtatores “Bill Clinton” garda e nderit të Policisë së Kosovës e ka ulur në gjysmështizë flamurin amerikan.

Po ashtu, janë ndezur qirinj para emrave te viktimave të sulmit terrorist.

Exit mobile version