UBT News

​Nderohen 23 viktimat e masakrës në Lagjen e Boshnjakëve

25 vjet më parë, forcat okupatore serbe grumbulluan rreth 80 shqiptarë në shtëpinë e Mustafë Sahitit në Lagjen e Boshnjakëve, ku i keqtrajtuan, torturuan e masakruan 23 prej tyre.

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, familjarë të të rënëve, deputetë e qytetarë, sot u mblodhën në shtëpinë përkujtimore për të shënuar këtë ditë dhe për të nderuar sakrificën e 23 të rënëve për lirinë e çlirimin e vendit.

“I përulemi sakrificës së të rënëve për lirinë që e gëzojmë ndërsa si institucione të Republikës së Kosovës po angazhohemi çdo ditë në zbardhjen e krimeve që Serbia kreu në Kosovë dhe sjelljen e kriminelëve para drejtësisë”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Exit mobile version