Shoqëria aksionare “Trepça” ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në dy njësi të saj për shkak të grevës së minatorëve.
Ndërmarrja “Trepça” ka marrë vendim që t’i pezullojë përkohësisht pushimet vjetore të parapara për tre muajt e ardhshëm.
Arsyetimi për këto vendime ka qenë mungesa e aktivitetit për afër një muaj e dhjetë ditë në këto njësi, ku mes tjerash thuhet se ka pasur humbje të mëdha në prodhim dhe ndalesë në realizimin e planit të biznesit./UBTNews/