UBT News

Ndërkombëtarët sulmohen në Zveçan

Një person i panjohur ka dëmtuar me një gur një automjet në Zveçan, në të cilin kishin qenë tre persona ndërkombëtarë.

Sulmi ndaj personave që ishin nën mbrojtjen ndërkombëtare kishte ndodhur më 13 tetor dhe është raportuar dje në Policinë e Kosovës.

Nuk raportohet për të lënduar, lidhur me rastin është informuar prokurori i cili ka urdhëruar që të hetohet dhe iniciohet rasti.

Exit mobile version