Bordi i Bankës Qendrore të Kosovës ka njoftuar se nga 1 shkurti do të ndalojë qarkullimin e bankënotës 500-euroshe.
Në rregulloren e re për operacionet me paratë e gatshme është vendosur po ashtu që me qëllim të parandalimit të futjes së parave të falsifikuara, “personat fizik dhe personat juridik që nuk ushtrojnë veprimtari financiare, janë të obliguar që të bëjnë deklarimin e monedhave nëse bartin më shumë se 100 copë/njësi pavarësisht nga shuma”.
Rregullorja përcakton “rregullat dhe procedurat e trajtimit të dhe tërheqjes nga qarkullimi i kartëmonedhave dhe monedhave euro dhe të valutave të tjera të dyshuara si të falsifikuara, kriteret për këmbimin e kartëmonedhave dhe monedhave euro të dëmtuara, standardet minimale për kontrollin e përshtatshmërisë dhe riqarkullimin e kartëmonedhave dhe monedhave euro, standardet për paketimin e kartëmonedhave dhe monedhave euro për depozitim në Bankën Qendrore të Kosovës”.