Komuna e Prishtinës ka njoftuar se më 1 maj do të jetë i ndaluar qarkullimi i automjeteve në Gërmi.
“Pika përfundimtare për lëvizjen e automjeteve, përveq banorëve të lagjeve: ”Normale”, ”Sofalia”, ”Tauk- Bahçe” dhe restoranteve— villat Gërmia” ”Freskia”, dhe “Soma” do të jetë: Kryqëzimi i rrugëve ”1 Tetori”— “Nazim Gafulri” dhe ”Ymer Lutfi Paqarizi”; kryqëzimi i rrugëve ”Nazim Gafurri” – “Xhavit Ahmeti” dhe ” Dr Lee Gradica, si dhe Kryqëzimi i rrugëve “Shpëtim Robaj” me atë të Sofalisë, në drejtim të pishinës dhe parkut ‘Gërmia’”.
Ata kanë thënë se Drejtoria e Inspekcionit do të kujdeset që ky urdhër të zbatohet.