UBT News

Gjendet një valixhe e dyshimtë, ndalohet për qarkullim rruga “Bill Klinton”

Rruga “Bill Klinton” në kryeqytet është ndaluar për qarkullim, për shkak se u gjet një valixhe e dyshimtë. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e nevojshme policore.

“Rreth orës 10:30, kemi pranuar një informacion se në rrugën “Bill Kllinton ndodhet një valixhe e dyshimtë. Aktualisht në vendin e ngjarjes janë ekipet e nevojshme policore. Një pjesë e rrugës “Bill Kllinton” është ndaluar për qarkullim, do të lirohet pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, kur edhe do të njoftoheni edhe për detaje të tjera.”, thuhet në njoftimin e Policisë./UBTNews

Exit mobile version