Përmes një komunikate për media thuhet se është ndaluar i dyshuari M.A., pasi dyshohet se ka kryer veprat penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe ‘’Kanosja”, përcjell Klankosova.tv.
“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm ka ndaluar të dyshuarin M.A., në kohëzgjatje prej 48 orëve, pasi dyshohet se ka kryer veprat penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe ‘’Kanosja’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.
“Ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari M.A., në Gjilan, në vazhdimësi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj të dëmtuarës Q.K., me të cilën bashkëjetonte. Po ashtu, i njëjti gjatë intervistimit në Stacionin Policor në Gjilan, i ka kanosur me jetë zyrtarët policorë”, thuhet në komunikatë.
Tutje, në këtë komunikatë thuhet se Prokuroria Themelore në Gjilan, brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarit do të kërkojë masën e paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjilan.