Një person është ndaluar nga Policia e Kosovës, ku gjatë kontrollit janë gjetur një shumë të hollash të pa deklaruara, për të cilat nuk posedonte asnjë dëshmi për prejardhjen e tyre.
Sipas Policisë, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, shuma e parave i janë sekuestruar përkohësisht, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullte.