Qeveria e Kosovës ka vendosur që mallrat nga Serbia të mos lejohen që të hyjë në Kosovë. Pas kidnapimit të tre policëve të Kosovës nga policia e Serbisë, janë bllokuar të gjitha mallrat serbe të hyjnë në Kosovë.
Ndryshe, Policia e Kosovës gjatë ditës ka bërë të ditur se tre zyrtarët e saj policorë dyshohet të jenë kidnapuar në territorin e Kosovës në veri të vendit, përkatësisht në komunën e Leposaviqit.
Po ashtu, në lidhje me kidnapimin e tyre ka reaguar edhe kryeministri Kurti, i cili ka kërkuar ndihmë nga ndërkombëtarët që ata të lirohen menjëherë.
Sipas tij, kjo është hakmarrje nga ana e Serbisë ndaj arrestimit të djeshëm të serbit me nofkën “Llune”.
“Dyshojmë që ata janë rrëmbyer nga ushtria e Serbisë, qartazi si hakmarrje e Serbisë për arrestimin e djeshëm të kriminelit famëkeq Millun Millenkoviq – Lune, i cili paraqet një ndër krerët e krimit të organizuar dhe kontrabandës”, ka thënë Kurti.
Sot në orën pesë, Policia e Kosovës, ka paralajmëruar një konferencë për media për të dhënë më shumë detaje në lidhje me rastin.