Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka marrë vendim të ndalojë organizimin dhe mbajtjen e tubimeve publike brenda hapësirave të ndërtesave të shkollave dhe të objektet arsimore ku organizohet procesi mësimor.
Sipas vendimit, subjektet politike të certifikuara për zgjedhje lokale nuk duhet të mbajnë tubimet politike gjatë dhe pas orarit të punës brenda hapësirës së ndërtesave të shkollave.
Ndërsa, hapësirat e jashtme të objekteve arsimore mund të përdoren nga subjektet politike, vetëm nëse paraprakisht kanë leje për organizimin dhe mbajtjen e tubimeve nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve, dhe Policia./UBTNews